Eneda Tarifa ka sqaruar të vërtetë në lidhje me këngën e saj, “Përrallë “. Artistja në Instagramin e saj ka sqaruar se në fakt është producenti i Williams, Jerry Meehan ai që ka marrë në dorë këngën “Përrallë”, që do të na përfaqësojë në muajin maj në Suedi.
“Do më pëlqente të ishte i vërtetë bashkëpunimi me Robbie Williams, por do të mjaftohesha edhe vetëm duke e takuar atë” ka thë në Eneda Tarifa.