1. Çdo 20 minuta shkëpusni sytë nga kompjuteri, ktheni kokën dhe shikoni një objekt të vendosur 20 hapa (6m) më tutje. Kjo gjë ndihmon në ndryshimin e fokusit të syve, një domosdoshmëri për sytë e lodhur!
2. Mbyllni dhe hapni sytë 20 herë radhazi, për t’i qetësuar dhe hidratuar.
3. Duhet të bëni 20 hapa pas çdo 20 minutash të ulur. Kjo ndihmon jo vetëm në çlodhjen e syve, por edhe në qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin.
Për të pasur sy të kthjellët dhe të shëndetshëm duhen zbatuar me përpikmëri këshillat e mësipërme.