TIRANE- Rojet e Gardës po kryejnë një kontroll të imtësishëm të gjithë deputetëve. Madje në hyrje të parlamentit është vendosur skaner për të parë në brendi të çantave të grave deputete. Nga burimet mësohet se masat e larta merren pasi ka sinjalizime se opozita do të bllokojë sot foltoren e parlamentit. Ka dyshime, thonë ata, se do të përdoret skenari i opozitës në Kosovës me gaz lotsjellës, vezë, e mjete të tjera.