TIRANE-Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj do të jetë sonte (e hënë) në orën 22:00 në emisionin “Opinion” përballë një paneli gazetarësh dhe ambientalistësh. Ai do të flasë për dy nga çështjet kryesore, vendime të kontestuara të bashkisë, siç është rritja e taksave dhe ndërhyrja tek parku i liqenit. Në panel përballë Veliajt do të jenë: Alfred Lela, Robert Rakipllari, Eduard Zaloshnja, Sazan Guri dhe Ornela Liperi në lidhje direkte.