Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është shpesh metropoli i paradokseve. Ose mund të të ndodhë që mund të thyesh qafën nga mungesa e ndriçimit publik gjatë netëve, ose mund të ndodhë që të shikosh drita rrugëve ditën, atëherë kur ti me të vërtetë nuk ke nevojë për ndriçimin publik.
Kështu ka ndodhur edhe gjatë ditës së sotme. Kur në të gjithë Rrugën e Kavajës, neonët e ndriçimit publik kanë qenë të ndezur. Pikërisht këta neonë, energjia e të cilëve paguhet nga taksat e qytetarëve. Fotot janë shkrepur vetëm disa minuta më parë.
Të jenë harruar apo pakujdesi? Ç’rëndësi ka. Ajo që duhet të ndërgjegjësohemi dhe që vlen edhe për Bashkinë në këtë rast, është se ky ndriçim i shpenzuar kot së koti, paguhet nga taksat e qytetarëve?/ Opinion.al