Një vajzë e re, punonjëse policie në qarkullimin rrugor është aksidentuar gjatë kryerjes së detyrës. Punonjësja e policisë ka qenë në rrugë duke monitoruar situatën mbi një aksident të ndodhur, teksa është përplasur nga një mjet.
Ajo ka përfunduar në urgjencë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, teksa historinë e saj e ka treguar përpara kamerave në emisionin “E diela shqiptare”, ne TV KLAN.
Në rubrikën “24 orë me…”, Ardit Gjebrea është ndalur të jetojë një ditë të plotë me një mjeke të urgjencës, ndërsa ka sjellë përpara kameras, jo vetëm rëndësinë e këtij shërbimi, por mbi të gjitha rëndësinë e njohjes së tij nga ana e qytetarëve.