Skënderbeu -Tirana paraqitet si ndeshja më e rëndësishme e javës së 22 të Superligës. Një fitore mbrëmjen e së hënës shton shpresat për arritjen e objektivave. Korçarët synojnë titullin kampion, ndërsa bardheblutë pjesëmarrjen në kupat e Europës, pas disa sezonesh mungesë. Megjithatë për trajnerin e Skënderbeut, Mirel Josa fitorja me Tiranën, do të shmangte një kundërshtar më shumë për titullin më vonë.
Mirel Josa (Trajner i Skënderbeut): “Fitorja do të mbante jashtë lojës për titullin Tiranën në të ardhmen.”
Të dy ekipet kanë mungesa me Tiranën që nuk do të ketë elementë të rëndësishëm si Elis Bakaj dhe Gentian Muça. Kjo gjendje pritet të ndryshojë skemat e ekipit të Ilir Dajës.
Ilir Daja (Trajner i Tiranës): “Loja do të jetë edhe në fazën taktike.”
Ndeshja Skënderbeu – Tirana dhe ajo mes Partizanit e Kukësit do të nisin të hënën në orën 18:00.
Tv Klan