Më 20 Shkurt të vitit 1991 u rrëzua busti i Enver Hoxhës në Sheshin Skënderbej. Opinion.al ju sjell pamjet e këtij momenti historik, marrë nga arkiva e filmit shqiptar.
Rrëzimi i bustit të Hoxhës u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij.
20 shkurti tani është caktuar si dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist. Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.
Sot në Muzeun Historik Kombëtar Partia Demokratike përkujton këtë ditë me histori të rrëfyera nga njerëz që morën pjesë në atë demonstratë, shfaqjen e fotove e pamjeve të shkurtit të ’91.