Një fustan antik, që daton që para 5 mijë vjetësh është gjetur në Egjipt.
Ky është edhe fustani më i vjetër në botë, dhe është gjetur pas 65 vjet gërmimesh në një lokacion arkeologjik në Egjipt.
Në vitin 1977 gërmuesit kishin gjetur një copë të këtij fustani, dhe pas shumë e shumë vjet gërmimesh, ai është kompletuar.
Ndërsa tani, pas testeve radiokarbonike është konfirmuar se kjo veshje është më e vjetra që është gjetur ndonjëherë, dhe është e vjetër rreth 5100 ose 5500 vjet.
Fustani antik është i bërë nga materiale të Dinastisë së Parë, dhe Universiteti i Oxford-it në bazë të analizave ka konstatuar se origjinën e ka në vitin 3582 apo 3102 para lindjes së Krishtit.
Fustani e ka emrin Tarkhan Dress, dhe është modeli veshja e parë e paraqitur nga njerëzimi.//Klan Kosova