Një sondazh i kohëve të fundit, pohon se 30% e njerëzve që janë konsumator të mishit, nuk kanë dëshirë të ‘dalin’ me një vegjetarian
Rezultate alarmante sidomos për ata që vazhdojnë të jenë single duke menduar që përveç njëmijë e një gjërave të tjera duhet të gjykohen edhe nga shijet e dietës së tyre të përditshme.
Mund të jenë paragjykime por konsumatorëve të mishit u duket e vështirë (së paku 4000 të intervistuarve) të ndajnë një darkë, për të mos folur për gjithë jetën, me ata që nuk ushqehen me mish.
Pra shigjeta e Kupidit matet në tryezë?! Nuk është thjesht gjykim gastronomik por sipas antropologëve është një zgjedhje instiktive që lidhet me riprodhimin ku seksi dhe ushqimi kanë të njëjtën rëndësi.