TIRANE- Po aludohet për një largim të mundshëm të Drejtoreshës së Tatimeve Briseida Shehaj pas shkarkimit të ministrit të Financave, Shkëlqim Cani.
Kastriot Islami, deputet i PD thotë se thotë se burime pranë qeverisë i kanë thënë se do të largohet edhe Drejtoresha e Tatimeve.
“Burime brenda qeverise thone qe largimi i Canit nga kryesimi i Ministrise se Financave do te shoqerohet me largimin e Drejtoreshes se Tatimeve qe realisht perben nje nga arsyet kryesore te deshtimit te Canit ne krye te Financave. Ka nje pyetje te thjeshte: perse nuk u largua me pare drejtoresha qe fundosi edhe ministrin kur dihet nga te gjithe ne qeveri dhe administrate qe ajo e shperfillte ministrin sespe kishte lidhje direkte me Ramen?! Ky arsyetim logjik te shtyn te mendosh se largimi i Canit dhe/ose ardhja ne krye te Financave e Ahmetajt apo akoma me shume vendosja ne krye te Ekonomise se zonjes Ikonomi lidhen vetem me forcimin dhe ngushtimin e rrethit te klienteles korruptive e oligarkike te Rames!” shkruan Islami në FB.