Dikur ishin të rinj, studente. Sot janë politikanë dhe personazhe të njohur të jetës publike.
Eshtë fjala për pjesëmarrësit e grevës së urisë, që nisi më 18 Shkurt të vitit 1991, në qytetin studenti. Kjo grevë urie, që filloi me një kërkesë për heqjen e emrit “Enver Hoxha” nga Universiteti, u kthye më pas në shkëndijën që ndezi gjithë shoqërinë shqiptare, për të ndryshuar përfundimisht sistemin politik në vend.
Rastësi ose jo, por shumë nga studentët e asaj kohe, nismëtarë apo pjesë e grevës së urisë, janë sot personazhe të njohur të jetës politike edhe publike në vend.
Në një seri fotografish që sjell Opinion.al gjejmë mes të tjerëve edhe politikanët Ben Blushi, Mesila Doda Astrit Patozi, çlirim Gjata, Gazmend Oketa e Astrit Patozi , analistin Afrim Krasniqi, gazetarin sportiv Dritan Shakohoxha, por edhe regjisorin Edmond Budina, apo ish-ministrin Vangjel Tavo.
Ne kolazhin e fotve te prezantuara nga Opinion.al, shihet se si kanë ndryshuar përgjatë viteve studentët e dikurshëm të grevës.
Deputetja Mesila Doda shihet ne qendër të grevës së urisë, bashkë me studentë të tjerë, ne shkurt 1991.
Deputeti Ben Blushi, në grevën e urisë, më 18 shkurt 1991.
Gazetari sportiv Dritan Shakohoxha (me rreth) gjatë takimit tek Ramiz Alia, bashkë me shokët e tij, Zef Brozi, Dritan Shtylla dhe Albert Kushti.
Fotoja e mësipërme, i pëket Unionit të Pavarur Studentor dhe është realizuar në 31 Tetor të vitit 1990. Bashkë me studentët Gjin Progri, Arben çokaj dhe Lin Kurti, shohim deputetin Vangjel Tavo dhe analistin Afrim Krasniqi.
Tre personazhe të tjerë të jetës politike, shihen së bashku në këtë foto të vitit 1990. është fjala për deputetin e PD-së Arben Ristani, Kreun e Aleancës Kuq e Zi Krshenik Spahiu dhe ish kryetarin e KQZ, çclirim Gjata.
Regjisori Robert Budina dhe miku i tij Floriel Selenica, në grevën e urisë më 18 Shkurt.
Blendi Gonxhe, shihet në këtë foto të dhjetorit 1990, në një nga fjalimet në Qytetin Studenti, së bashku medisa nga drejtuesit e shoqatës studentore.
Deputeti demokrat Astrit Patozi, shihet në këtë foto të 18 shkurtit 1991, mesa studentëve.
Në foton më sipër, shihet mes grevistëve edhe ish-ministri e deputetim, Gazmend Oketa.