“Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama komentoi takimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry me Presidentin Bujar Nishanin, duke thënë “mu duk si shef protokolli”.
Presidenca reagoi duke thënë se kërkesa për t’u takuar me Sekretarin Kerry erdhi nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara. “Kërkesa e Sekretarit Kerry e përcjellë përmes Ambasadës së SHBA -së në Tiranë për të takuar Presidentin e Republikës gjatë mbërritjes së tij në Shqipëri ishte një nder i veçantë dhe respekt ndaj Institucionit dhe vetë Presidentit Nishani”, tha zedhenesja e Presidencës.
Me tej Presidenca deklaron: “I kërkojmë Kryeministrit të vendit të tërheqë menjëherë deklaratën fyese dhe spekulative ndaj Presidentit të Republikës dhe Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, pasi një qëndrim i tillë nuk përfaqëson nderimin dhe mirënjohjen që shqiptarët anembanë botës kanë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan”.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Kryeministri Rama shkruan sot se: “Presidenca më ka keqkuptuar! Thjesht isha e jam i keqardhur që Presidenti i Shqipërisë i doli avionit përpara. Si e pse kjo s’ka pikë rëndësie”.
Video: Ja çfarë tha të henën në mbrëmje Rama për Nishanin