Sigurisht që mospërfshirja në takim e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, nga sekretari i Shtetit Amerikan John Kerry, nuk ka se si të anashkalohet. Gazetari Lorenc Vangjeli, i pyetur në Opinion nga gazetari Blendi Fezviu se si e shpjegon që Ilir Metan u la jashtë protokollit të takimit me Sekretarin e Shtetit Amerikan, tha se kjo ka të bëjë me vetë vizitën e shkurtër të Kerryt në Tiranë. “Edhe po të ishte e gjatë, nuk kishte pse ta takonte kryeparlamentarin, pasi nuk është homologu i tij. Do të ishte çudi mëse do të ishte kryetaru i Kongresit Amerikan dhe të mos e takonte. Në vitin 2000 Ilir Meta ishte kryeministër dhë në mos gaboj më pas ka qenë një vizitë e Metës në SHBA ku u prit nga Xhorxh Bush”