Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, pas vizitës së tij në Shqipëri ka shënuar një postim në rrjetin social Twitter, duke shkruar se ka patur një bisedë të gjerë me Kryeministrin Rama dhe Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, lidhur me çështje të sigurisë, dhe ISIS, ekonominë dhe integrimin në Bashkimin Europian.
Ai ka shkruar gjithashtu se është ndjerë i kënaqur që ka vizituar Shqipërinë, ndërsa ka theksuar pritjen e ngrohtë nga Presidenti Nishani.