Faqja e Teg në Facebook, në prag të Shën Valentinit, ka hapur një konkurs ku qindra çifte kanë dërguar fotografitë e tyre, me qëllim që të shpallet si fitues çifti më i lumur.
Ndër fotot e shumta ka spikatur njëra ku një djalë i propozon për fejesë të dashurës së tij. Ai duket se ka organizuar një surprizë dhe ka krijuar një zemër të ndezur me qirinj të kuq në plazh.
Thoni po deshët që meshkujt shqiptarë, nuk janë romantik se nuk do t’ju besojë njeri.