Deputeti Ben Blushi e ka quajtur proces të trukuar zgjedhjen e delegatëve për Kongresin e PS, duke akuzuar direkt Ramën se nuk arrin të garantojë as kaq ekuilibër brenda partisë, duke prodhuar një kaos me lista e zgjedhje që pak njerëz i dinë.
“Janë njerëz të emëruar që nuk përfaqësojnë totalisht mendimin e PS. Nuk e njoh listën e kandidatëve për delegatë, por njoh një njëri që është i famshmi kryetar i qarkut të Elbasanit që ka luksin të mos votohet, një njeri që në 2007 votoi kandidatin e Saliut për presidenti, ky nuk është në listë, por shkon automatikisht, ka një status më të privilegjuar si tradhtar i njohur që është, e keni parasysh në 2007 disa deputetë mes të edhe ky bukuroshi i Saliut votuan për kandidatin e Saliut, ky sot është delegat. Një parti me rregulla nuk mund ta votojë një njeri që votoi Saliun dikur në mënyrë të hapur, ndaj ky proces lë shumë për të dëshiruar, më vjen keq që Rama nuk garanton kaq ekuilibër brenda partisë, një kaos me lista e zgjedhje që pak njerëz i dinë, sepse shumica e anëtarëve që më kanë marrë në telefon as e dinë që ka zgjedhje për fat të keq” tha Blushi.