DIBËR- Një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Policia bën të ditur se grupi kriminal vepronte në Dibër, Bulqizë, në Kosovë, Maqedoni dhe Greqi. Ata kryenin vjedhje me armë dhe vepra të tjera penale kundër pasurisë.
Personi i arrestuar është Bledar Roçi 20 vjeç lindur dhe banues në fshatin Zdojan Peshkopi ( i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale).
Në kërkim janë shtetasit :
1- L.R 25 vjeç (i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale )
2-A.T 25 vjeç ( i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale)
3-B.H 23 vjeç (i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale).
Policia nën të ditur ndaj Bledar Roçi, gjykata kishte vendosur masën e sigurisë arrest me burg, më datë 3 Shkurt, pasi dyshohet për vjedhje me armë. Ngjarja për të cilën dyshohet kjo bandë është ajo e 11 janarit 2015, ku personat e lartpërmendur, të maskuar kanë tentuar të vjedhin nën kërcënimin e armës banesën e shtetasit N.V .
Ky grup kriminal dyshohet edhe për disa ngjarje të tjera të rënda të ndodhura në Rrethin e Dibrës dhe Bulqizës ku po punohet për dokumentimin e tyre.