BERAT- Lumi Osum është ndotur nga derdhja e mbeturinave të lëkurave. Mësohet se fabrikat e lëkurave në periferi të Beratit kanë ndotur lumin dhe shkuma ka dalë në sipërfaqe.
Sipas banorëve ky është solucioni që ato përdorin për pastrimin e lëkurave. Siç tregojnë qartë fotot e shkrepura nga gazetari Artan Diko në Berat, fabrikat i derdhin mbetjet në lum duke shkaktuar një ndotje të madhe. Asnjë masë nuk është marrë për të shpëtuar Osumin nga ndotja periodike. /Opinion.al/