Milot Rashica është duke tërhequr vëmendjen e shumë mediave botërore dhe tashmë edhe të disa skuadrave europiane.
“Napolionline” ka intervistuar trajnerin e Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, për të dhënë një vlerësim për sulmuesin 19-vjeçar dhe ai është shprehur se:
“Nga ana sportive, është një sozi e Kajehon. I bën shumë mirë të dyja fazat e lojës dhe është i fortë fizikisht. Për Napolin e Sarrit do të ishte zgjedhje perfekte”.
Një krahasim interesant për talentin shqiptar, i cili ka deklaruar disa herë së ëndërron të jetë mes të ftuarve të trajnerit për Europianin “Francë 2016”.
“Rashicën po e ndjekim ashtu si edhe lojtarët e tjerë të talentuar. Pas një muaji do të kemi një test kundër Austrisë dhe pas kësaj miqësoreje mund të nxjerrim disa konkluzione”, ka vijuar De Biazi siç raporton “Napolionline”.
Trajneri i kuqezinjve nuk ka dashur të japë një përgjigje përfundimtare nëse do të ketë një ftesë për Rashicën në miqë- soren e muajit mars apo jo.