Komentet seksuale që Ministri i Mbrojtjes bëri ndaj gazetares Zlatija Laboviç, kanë mjaftuar që parlamenti serb ta lirojë atë nga detyra.
“Dua gazetare të cilat gjunjëzohen lehtë”, kishte deklaruar ministri Bratislav Gashiç, që më pas kërkoi falje publike.
Kryeministri serb Alexandër Vuçiç reagoi duke thënë se “një ministër nuk mund ti lejojë vetes një gjë të tillë” dhe kërkoi në parlament shkarkimin e tij.