Nuk janë të rralla rastet kur për një arsye a tjetrën, fëmijës i bllokohet frymëmarrja dhe prindi gjendet i papërgatitur për t’i dhënë ndihmën e shpejtë.
Kjo video ju tregon praktikat e shpejta si mund ta shpëtoni në kohë fëmijën tuaj. Ja fazat:
- Lajmërojmë ndihmën e shpejtë.
- E lëmë foshnjen në sipërfaqe të rrafshë dhe ia lakojmë kokën prapa që të lirojë kanalet e frymëmarrjes.
- I japim foshnjes frymë artificiale ashtu që e vendosim gojën tonë tek goja dhe hunda e foshnjes, pastaj 5 herë i japim frymë butësisht.
- Mbështesim dy gishta tek gjoksi i foshnjes dhe shtypim 30 herë në ritëm të drejtë.
- E përsërisim dhënien e frymës artificiale, vetëm këtë herë i japim frymë vetëm dy herë.
- Përsërisim shtypjen me gishtërinjtë në gjoks duke shtypur në ritëm të drejtë për 30 herë.
- Përsërisim dhënien e frymës artificiale dhe shtypjes në ritëm për 30 herë derisa të arrijë ndihma e shpejtë.
https://youtu.be/Jppbw8Ab6sU