Ky 15-vjeçar nga Rusia ka lindur pa duar, por ai ka një aftësi mahnitëse për të luajtur në piano.
Alexey Romanov nga Zelenodolks filloi të mësonte të luante instrumentin 2 vjet më parë, vetëm duke dëgjuar se si notat tingëllonin.
Më pas Romanov praktikohej çdo ditë me ndihmën e miqve derisa u kthye në një mjeshtër.
Alexey tha për rrjetin rus “ProKazan” se, gjithmonë e ka pëlqyer muzikën dhe se, sa më shumë dëgjonte, aq më shumë donte të luante në piano.