Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskja ka reaguar nga foltorja e Kuvendit mbi ato që i ka quajtur spekulime të deputetit Sali Berisha në lidhje me rezolutën në KiE për Kosovën.
Leskaj deklaron se Berisha, në dy vitet e fundit që ka patur debate për Kosovën nuk ka ardhur asnjëherë në Këshill.
Sipas Leskajt, nëse Berisha do kishte ardhur, ai do të mund të lobonte te partitë popullore për të votuar pro rezolutës për Kosovën.
“Kemi diskutuar me Kosovën për strategjinë. Ne kemi lobuar për Kosovën. Nëse ai do kishte ardhur, rezoluta do kishte kaluar”, tha Leskaj./a.h