TIRANË- Mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit socialist Ben Blushi ka patur replika sot në Parlament. Blushi i kërkoi Berishës të mos fusë hundët në punët e PS. “Jemi si jemi ne kemi apo skemi probleme ti mos ndërhy se nuk do përfitosh nga kjo situatë se nuk bëhem kurrë me ty. Me zgjedhje apo pa zgjedhje në PS nuk do jem gjithnjë kundër Teje, dhe e di pse: Je otoman dhe komunist dhe je i fundit në Ballkan”,u shpreh Blushi.