Revista e famshme amerikane, “OK” ka dhënë lajmin se David Beckham dhe Victoria Beckham tanimë janë të ndarë, por ende nuk kanë vendosur për procedurat e divorcimit.
Sipas kësaj reviste, çifti tanimë nuk jeton bashkë dhe se mes tyre nuk ka dashuri. Divorci i tyre thuhet se do të jetë i ndërlikuar për shkak të pasurisë, lidhjes së gjatë martesore dhe fëmijëve të tyre.
Pikërisht për shkak të angazhimeve në profesionet e tyre, David dhe Victoria janë marrë vesh që divorcin ta shtyejnë deri sa të gjejnë kohë sepse tani që të dy janë të stërngarkuar.
Victoria dhe David kanë katër fëmijë. Ata u takuan në vitin 1997 dhe dy vjet më vonë u martuan