Shkaqet kryesore te dhimbjes se grykeve lidhen me te ftohtin dhe gripin, ndersa me se shumti preken femijet. Ne keto raste eshte e nevojshme te dini si te merrni masa te shpejta qe parandalojne perkeqesimin e gjendjes.
Perdorimi i paracetamolit eshte me e rekomandueshmja në këto raste. Nuk keshillohet perdorimi i aspirines sidomos per femijet.
Rekomandohet aplikimi i gargareve me uje ose caj bimor, ne te cilin eshte tretur pak kripe .
Te pihen sasira te bollshme te lengjeve te frutave , por jo atyre te limonit ose portokallit sepse mund te irritojne mukozen e fytit.
Te konsumohen ushqime te buta ( te lengshme ) dhe te evitohen ushqimet pikante.