Trafiku i drogës dhe pronat janë motiv i vrasjeve të fundit në qytetin e Durrësit.
Deklarata ka ardhur nga Kryeprokurori Adriatik Llala gjatë analizës së Prokurorisë së Durrësit, duke bërë kështu publike për herë të parë, pistat zyrtare të hetimeve për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Gazmend Çollakut në 6 Janar, dhe vrasjen e dyfishtë në fund të Dhjetorit te “Torre”.
Ndonëse nuk specifikoi se cilat nga vrasjet kishte të bënte me drogën dhe cila me pronat, Llalla konfirmoi se “dyshohet që vrasjet e ndodhura në qendër të qytetit janë rrjedhojë e përplasjeve për trafikun e lëndëve narkotike, si dhe përfitime të padrejta të pronës”.
“Janë disa grupe kriminale që dyshohet se veprojnë në zonën e Durrësit, të cilët tashmë po tentojnë hapur të sfidojnë autoritetin e shtetit, për të realizuar qëllimet e tyre kriminale”, ka thënë Lalla.