Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur sot për krizën e emigrantëve në Europë, duke deklaruar se Serbia nuk do të bëhet “parking” për emigrantët.
Sipas tij, vendi që ai qeveris mund të përballojë dhjetra emigrantë, por jo me mijëra.
Argumenti kryesor i Vuçiç për këtë pamundësi është se “Serbia nuk merr fonde si vëndet anëtare të BE për emigrantët”.
Por megjithatë, për sa i përket shpërndarjes së emigrantëve, Vuçiç tha se “jemi të gatshëm të marrim pjesë”.