Analisti Artur Zheji deklaron në “Opinion” se rastet e dhunës në familje janë pasojë e akumulimit të një ngarkese psikologjike që vjen nga hallet dhe problemet e njerëzve të zakonshëm.
Sipas tij shoqëria shqiptare është fokusuar te politika, problemet e mëdha, duke harruar njerëzit e “vegjël”.
“Rasti i babait që vret vajzën tregon akulimimin e një trishtimi të madh. Marazi i tij është kaq i madh sa është gati të vrasë këdo.Ka një moment kur njerëzit e alkolizuar humbin koshiencën”.
“Një shtresë e harruar ka halle shumë të mëdha. Shoqëria shqiptare është kaq e përqëndruar te ngjarjet e mëdha, politika, sa të përditshmën e njerëzve të zakonshëm, të vegjël është harruar”./a.h