Policia e Tiranës ka zbardhur përmes një deklarate për shtyp ngjaren e rëndë të zona e Unazës së re, ku një banesë u përfshi nga flakët e për pasojë një fëmijë humbi jetën.
Sipas policisë, shkaku i ngjarjes ka qënë një bombël gazi që ndodhej në ballkonin e banesës.
Konfirmohet vdekja e katër vjeçarit A.Nezha.
Banesa ndodhej në pronësi të shtetasit Amarildo Nezha 35 vjeç.
Policia bën me dijë se janë evakuar çifti i bashkëshortëve dhe fëmija tjetër i mitur, e seksit fëmër.