TIRANE- Deputetët e Komisionit të Sigurisë janë gjobitur sot tek Kryesia e Kuvendit për parkim të gabuar të mjeteve. Ka qenë deputeti Piro Lutaj i cili ka postuar në Facebook një foto të kolegut të tij, Xhemal Qefalia me fletën e gjobës në xhamin e makinës.
Por, Luto ka edhe një dedikim për ministrin Tahiri, i cili mësohet se ka qenë në mbledhje me deputetët e Komisionit të Sigurisë kur ata janë gjobitur.
Postimi i Pirro Lutajt në Facebook
Deputetët e Komisionit të Sigurisë, i gjejnë makinat me gjoba për parkim të pa rregullt, pas një mbledhje komisioni me prezencen e Ministrit të Punëve të Brendeshme Saimir Tahiri !
Kjo është Policia që duam !!