Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Apokalipsi i Evropës

2016/02/02 at 11:00 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Apokalipsi i Evropës

Vizionet e katastrofës ‘përbashkojnë’ kontinentin, teksa establishmenti politik priret larg qasjes për “më shumë Evropë”


Nga Matthew Karnitschnig

BERLIN – Nga natyra, idealistët dhe dyshuesit mbi Evropën shihen rrallë në sy me njëri-tjetrin, duke u përplasur mbi çdo gjë nga trangujt tek paketat financiare të shpëtimit. Por, kur vjen puna për të parashikuar të ardhmen e Europës, kundërshtarët kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Përfundimi i tyre:Fundi i BE-së, mund të jetë shumë i afërt.

“Evropa mund të shkatërrohet”- deklaroi në një fjalim të kohëve të fundit president i Parlamentit Evropian, Martin Shulc, duke shtuar se “dështimi i BE-së është një skenar realist”. Një tjetër parashikimi i zymtë, nuk mund të mos vinte edhe nga goja e Marin Lë Pen. Duke reflektuar mbi pasojat e mundshme të Brexit muajin e kaluar, politikania nacionaliste franceze, parashikoi se referendumi britanik “do të jetë fillimi i fundit të Bashkimit Evropian”.

“Unë e krahasoj Brukselin me Murin e Berlinit. Në qoftë se Britania e Madhe rrëzon një pjesë e murit, gjithçka ka marrë fund”- është shprehur Lë Pen për të përditshmen britanike “The Telegraph”. Shulc dhe Lë Pen, mund të kenë axhenda të ndryshme politike – ai dëshiron të shpëtojë BE-në, ndërsa ajo dëshiron ta shkatërrojë atë – por simetria e pikëpamjeve të tyre mbi gjendjen e kontinentit, reflekton pesimizmin e thellë që gjallon në të gjithë bllokun mbi perspektivën e BE-së.

Jo shumë kohë më parë, profecitë e shkatërrimit të Evropës, do të qenë hedhur poshtë si absurde. Integrimi i mëtejshëm dukej si diçka e mirëqenë. Kur flitej për forcimin e lidhjeve midis vendeve anëtare, debati përqëndrohej mbi atë se kur dhe si, dhe jo nëse. Në grahmat e krizës së borxhit, “më shumë Evropë” u bë apeli i kontinentit. Këto ditë, ky term tingëllon më shumë si një kërcënim.

Për një farë kohe, BE-ja u duk po aq e pashmangshme sa edhe Shtetet e Bashkuara. Sot, blloku 28-anëtarësh ka më shumë të ngjarë të nxisë krahasime në Bashkimin Sovjetik ose Perandorinë e Habsburgëve. Ndryshime të tilla në humorin publik, janë shkaktuar shpesh nga një ngjarje e vetme. Në këtë rast, qe një mori krizash, duke filluar nga problemet e euros tek refugjatët, nga kërcënimi i Brexit tek rritja e “Orbanizmit”.

Ndër të parët që paralajmëruan ‘vdekjen’ e Evropës, nuk ishte askush tjetër përveç Angela Merkelit. “Nëse dështon euro, dështon edhe Evropa”- tha kancelarja gjermane gjatë ditëve të para të krizës së euros në vitin 2010. Kjo shprehje, u bë shpejt firma e saj. Gjermanët janë mbështetës të fuqishëm të Evropës, dhe Merkeli e përdori këtë stof për t’i shitur paketat e shpëtimit financiar Greqisë dhe anëtarëve të tjerë të lodhur të eurozonës, duke nënvizuar se çfarë ishte në rrezik.

Pak vetë besonin, se Evropa se me të vërtetë gjendej në prag të dështimit. Megjithatë, për lideren që shumë vetë e cilësojnë si ndërmjetësen dominuese në BE-së, ky paralajmërim theu një tabu. Prej atëhere, parashikimi i katastrofës së Evropës është bërë diçka gjithnjë e më në modë.

Në fakt,është e vështirë të kalojë një javë pa një politikan të shquar evropian që paralajmëron Apokalipsin e BE-së. Në ditët e sotme, krizat e mëdha dhe të vogla, nga fitorja e partisë konservatore Ligjit dhe Drejtësisë në Poloni deri tek ri-futja e kontrolleve kufitare kombëtare, përshkruhen si kërcënime vdekjeprurëse për të ardhmen e Evropës.
“Bashkimi Evropian mund të shkatërrohet, dhe kjo mund të ndodhë shumë shpejt, nëse izolimi dhe jo solidariteti bëhet rregull”- tha ministri i jashtëm i Luksemburgut Zhan Aselborn në mesin një përkeqësimi të krizës së refugjatëve. Bashkëatdhetari i tij, presidenti i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, tha më herët gjatë këtij muaji, se një pezullim i rregullave të kufijve të hapur sipas marrëveshjes së Shengenit, mund të përshpejtonte rënien e euros. “Euro nuk ka asnjë kuptim pa Shengenin, pa lirinë e lëvizjes për punëtorët, lirinë e udhëtimit, nga e cila përfitojnë të gjithë evropianët”-tha ai.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha javën e kaluar se BE-ja kishte “jo më shumë se dy muaj” kohë për të shpëtuar Shengenin ose do “të përballet me pasoja të rënda”. Volfgang Shojble, ministri gjaknxehtë financave i Gjermanisë, shkoi një hap më tej, duke thënë se liria e lëvizjes ka shkaktuar “një rrezik masiv për Evropën”.

Ajo që shqetëson disa eurofilë, është se kakofonia e shkaktuar nga kjo gjendje e zymtë, mund të bëhet një profeci vetë-përmbushëse. “Sa më shumë që ne flasim për një ndarje të plotë, aq më shumë ka të ngjarë që ajo të ndodhë”- tha Ulrike Guero, themeluese i Laboratorit Evropian të Demokracisë në Shkollën Europiane të Qeverisjes në Berlin.
Deri më tani, publiku evropian nuk duket tepër i shqetësuar nga perspektiva. Udhëheqësit e BE-së si Junker, Shulc dhe Tusk thjesht nuk kanë shumë ndikim në shumicën e vendeve. Shumë evropianë as nuk e dinë se kush janë ata. Disa ekonomistë dhe analistë politikë, i zhvlerësojnë profecitë e shkatërrimit të BE-së, si një hiperbolë politike.
Tek e fundit, Evropa ekzistonte edhe para se krijimit të Shengenit. Dhe ndërsa euro mund të jetë më pak bindëse pa kufijtë e hapur, shpërbërja e monedhës së përbashkët do të ishte jashtëzakonisht e komplikuar, në mos katastrofike. Për më tepër, vendet anëtare, për të mos përmendur investitorët globalë, kanë investuar shumë tek euro për ta lënë atë të shkatërrohet. Gjithësesi, një çrregullim klasik europian, një seri gjysmë-masash që e mbajnë unionin të paprekur me çdo kusht, pa adresimin e shkaqeve për problemet e saj, mund të jetë më keq sesa një kolaps i plotë në një periudhë afatgjatë. “Skenari më i keq është një sistem që s’mund të vdesë”- thotë Guero. “Është si një bretkocë, që nuk kërcen nga uji i valë”-përfundon ajo./ “Politico” Në shqip nga bota.al/



Ju sugjerojmë

Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal
Sport

Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal

18 Maj, 2025 6:16 pm
Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump
Life Style

Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump

18 Maj, 2025 6:01 pm
Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis
Bota

Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

18 Maj, 2025 5:56 pm
67-vjeçarja jeton në mjerim: Tualeti i fqinjit kthehet në “shtëpi”
Aktualitet

67-vjeçarja jeton në mjerim: Tualeti i fqinjit kthehet në “shtëpi”

18 Maj, 2025 5:49 pm
Takimi trepalësh në Itali/ Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA
Bota

Takimi trepalësh në Itali/ Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

18 Maj, 2025 5:46 pm
Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit
Bota

Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

18 Maj, 2025 5:35 pm
Zelensky takohet me Papën, shoqërohet nga Zonja e Parë
Bota

Zelensky takohet me Papën, shoqërohet nga Zonja e Parë

18 Maj, 2025 5:33 pm
Video/ MMA, shqiptari dërgohet në spital pas 100 goditjeve të marra në arenë
Sport

Video/ MMA, shqiptari dërgohet në spital pas 100 goditjeve të marra në arenë

18 Maj, 2025 5:32 pm
Papa Leoni XIV shkel protokollin, përqafon vëllain gjatë ceremonisë së përurimit
Bota

Papa Leoni XIV shkel protokollin, përqafon vëllain gjatë ceremonisë së përurimit

18 Maj, 2025 5:07 pm
E mbijetuara nga aborti selektiv: Hallat i kanë abortuar vajzat, babai ka 11 djem
Aktualitet

E mbijetuara nga aborti selektiv: Hallat i kanë abortuar vajzat, babai ka 11 djem

18 Maj, 2025 5:02 pm
Para
Shpërthimi i bombolës, flet shefi i Djegie-Plastikës: Ja gjendja e të plagosurve

Shpërthimi i bombolës, flet shefi i Djegie-Plastikës: Ja gjendja e të plagosurve

Tregtarët Rom protestojnë tek Bashkia: Na mbytët me gjoba

Tregtarët Rom protestojnë tek Bashkia: Na mbytët me gjoba

Mendimi i nje te perndjekuri: Kadare dhe komunizmi!

Mendimi i nje te perndjekuri: Kadare dhe komunizmi!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal

Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal
18 Maj, 2025

Lamine Yamal është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për Barcelonën. Ndonëse është vetëm 17 vjeça, loja e katalanasve...

Lexo më shumë

Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump

Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump
18 Maj, 2025

Pavarësisht kritikave dhe kundërshtimeve të brendshme, administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump, duket se ka rënë dakord të pranojë një...

Lexo më shumë

Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis
18 Maj, 2025

Të paktën 103 civilë palestinezë u vranë në Rripin e Gazës të dielën, pas sulmeve izraelite. Bëhet e ditur se...

Lexo më shumë

67-vjeçarja jeton në mjerim: Tualeti i fqinjit kthehet në “shtëpi”

67-vjeçarja jeton në mjerim: Tualeti i fqinjit kthehet në “shtëpi”
18 Maj, 2025

“E Diela Ndryshe” e përfundoi me sukses misionin e parë javën e kaluar dhe ai i radhës e dërgon në Eminas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com