Reparti i Djegie Plastikës në QSUT ka qenë i papërgatitur për një një ngjarje të përmasave të tilla, siç është ajo e plagosjes së 30 personave nga shpërthimi i një bombule gazi në fshatin Berogozhdë të Pogradecit. Sipas informacioneve që vijnë nga ky repart, nga reporteri i Opinion.al. edhe pse ishte vendosur në gjendje alarmi dhe ishin informuar për autoambulancat me të lënduar që po i drejtoheshin QSUT-së, ky repart është kujtuar në çastet e fundit për tu furnizuar me medikamente.