Kujtim Ibraj, 57 – vjeçari i cili goditi për vdekje me thikë vajzën e tij 17 – vjeçare Elidona dhe plagosi vajzën tjetër, 22 – vjeçaren Esmeralda, është shfaqur i penduar për veprimin e kryer.
Përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore ai ka thënë se ishte në gjendje të dehur dhe nuk donte kurrsesi të qëllonte vajzat e tij.
17 – vjeçarja Elidona Ibraj, kjo që shihni në foto, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, ndërsa motra e saj ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së dielës në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, pasi Kujtim Ibraj, me origjinë nga Puka, në gjendje të dehur u konfliktua me vajzat për motive banale.
Ai i goditi vajzat disa herë më thikë, duke i marrë jetën 17 – vjeçares.