Arlind Ajeti dhe Frosinone kanë dalë të mundur mbrëmë nga transferta e “Olimpicos” ku rezultati përfundimtar ishte 3-1 për vendasit.
Sipas mediave italiane Ajeti ka i cili luajti për gjatë 90 minutave ka bërë një ndeshje solide, të kënaqshme.
Kjo ishte fitorja e parë e Luciano Spalletti në drejtimin e Romës që nga rikthimi i tij te ky ekip këtë sezon dhe ishte plotësisht e merituar, pasi vendasit ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes.
Goli i parë erdhi nga Radja Nainggolan në minutën e 18-të dhe ishte mjaft karakteristik, pasi belgu shënoni gjersa ishte i shtrirë në tokë.Pas gjashtë minutash u përgjigjën mysafirët me anë të Daniel Ciofani, i cili me një gol të bukur barazoi rezultatin në Olimpico.
Ndërsa goli më i bukur i ndeshjes, por ndoshta edhe i javës në Serie A, erdhi nga Stephan El Shaaraëy (48’), i cili u asistua nga transferimi tjetër i fundit, Ervin Zukanovic.
Në minutën e 84 në skenë doli edhe Miralem Pjanic, i cili shënoi pas asistimit nga Francesco Totti.
Pas kësaj fitore Roma vazhdon të jetë në vendin e pestë me 35 pikë, ndërsa Frosinone zbret në vendin e 19-të me 16 pikë.