Gjykata e Kasacionit në Terni të Italisë ka konfirmuar dënimin me 6 vite burg, në dëm të Visar Dedjas, shqiptarit 24 vjeçar i akuzuar se provokoi, gjatë arratisë në një grabitje që bëri në Abruzzo, aksidentin rrugor ku në 31 janar 2013 humbi jetën 25 vjeçarja nga Montefranco Maria Elena Petruçioli.
Në përplasjen fatale ku në drejtimin e makinës që drejtohej nga Dedja, e cila ndodhir në përgjatë rrugës Flaminia midis Ternit dhe Spoletos, humbi jetën edhe një nga bashkëpunëtorët në grabitje, edhe ky me shtetësi shqiptare.
Ndërsa vetë Dedja mundi të shpëtojë pas disa ditëve qëndrimi në koma.
Dedja ishte dënuar në Shkallën e Parë me 14 vite burg për vrasje vullnetare, ndërkohë që kjo kjo akuzë u ndryshua më pas vrasje të thjeshtë, e cila u konfirmua edhe nga Gjykata Supreme.
Vendimi ka lënë të pakënaqur familjarët e Maria Elena Petruçiolit të cilët pretendonin për një dënim spektakolar ndaj personi që mori jetën e të afërmve të tyre.