Pika e parë në platformën e deputetit socialist Eduart Ndocaj për kryetar partie është prishja e kolaicionit me LSI.
Ndocaj e cilëson LSI-në parti pazaresh.
“LSI është krijuar si një parti për pazare dhe ego personale. Elektorati i LSI është i majtë. Nuk ka kuptim aleancë me elektoratin tonë. Ne duhet të hapim partinë që ata të rikthehen tek Partia e tyre. Kjo ftesë përjashton drejtuesit e LSI, të cilët e kanë thyer filozofinë e PS duke qeverisur me Berishën. Të gjithë të tjerët janë të mirëpritur të rikthehen tek PS, tek Partia më e madhe në vend”, shkruan Ndocaj.