Marrëzi që dëshmon krizën financiare të Bashkisë Tiranë.
Kështu e cilësojnë qytetarët e Tiranës rritjen e çmimit të biletave të autobuzëve urbanë nga 30 në 40 lekë, të cilët kanë nisur të organizohen në rrjetet sociale për protesta kundër rritjes së çmimit,
Ata paralajmërojnë Bashkinë e Tiranës se të hënën e 1 Shkurtit do të protestojnë përpara Bashkisë për një vendim që e cilësojë të padrejtë, të pakonsultuar me qytetarët dhe të paarsyeshëm, për aq kohë sa kushtet në autobuza janë mjerane.
Sipas qytetarëve, protesta është i vetmi mjet për të luftuar modelin konçensionar që po redukton hapësirat publike./a.h