Në Strasburg përfundoi votimi i amendamenteve në Komisionin për Politikë të Jashtme i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për projektrezolutën e Parlamentit Evropian për Kosovën përgatitur nga raportuesja për Kosovën Ulrike Lunaçek.
Projektrezoluta, me ndërhyrje të Serbisë ka pësuar ndryshime rrënjësore. Në Komision janë hedhur poshtë të gjitha amendamentet e Kosovës që i prezantoi Shqipëria.
Delegacionit të Kosovës nuk iu lejua fjala, me arsyetimin se raportuesi Conde nuk ishte prezent. Në ora 15 fillon seanca e Asamblesë, ku të njëjtat amendamente do t’i paraqesë Suedia, mirëpo pa përkrahjen e Komisionit./Koha.net/