Një 21 vjeçar shqiptar është arrestuar në flagrancë nga policia italiane, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij invalid.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në Jesi, një qytezë pranë Ankonës, ndërsa kanë qenë karabinierët ata që kanë shkuar në apartamentin e 45-vjeçarit K.G., i cili me lot në sy kishte njoftuar për dhunën nga djali.
I plagosuri ka treguar për punonjësit e policisë se i biri e kishte goditur me një shkop druri dhe më pas ishte larguar pasi i kishte marrë kartën e kreditit.
45-vjeçari është dërguar në spital për të marrë dhe mjekimet e nevojshme mjekësore, nga ku raportohet se i nevojiten rreth 10 ditë pushim.