Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion të gjerë për prishjen e ndërtimeve pa leje në aksin rrugor Durrës-Vorë.
Në aksionin që përfshin të gjitha strukturat e IKMT-së në rrethe do të prishen 300 objekte.
Sipas IKMT-së, objektet që do të prishen janë të madhësive të ndryshme dhe paraqesin rrezikshmëri të lartë për qarkullimin rrugor.