Pronari i një anije peshkimi u ekzekutua mëngjesin e së shtunës me kallashnikov ndërsa drejtonte automjetin e tij.
Policia ka shoqëruar deri tani në polici 15 persona për vrasjen e 52 vjeçarit Hyqmet Nexhipi.
Panorama.al ka publikuar një foto të viktimës, i cili rezulton si person me precedentë penalë në Itali, ku ishte skeduar për shfrytëzim prostitucioni.