Eksperti Genti Ibrahimi ( i PS) duke folur pas takimit me ekspertë të Komisionit të Venecias që kanë ardhur në Tiranë për draftin e reformës tha se “ata e kanë legjitimuar draftin tonë, ndërsa për çështjet sensitive do të kete një raport përfundimtar nga Komisioni”.
Pas këtij takimi, delegacioni pritet të ketë një tjeter takim (rreth orës 15:00) me kryetarin e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj. Axhenda do te pasohet nga konferenca për shtyp (ora 19:00), ku delegacioni do të prezantojë dhe rezultatet e vizitës dyditore në Tiranë.