Policia e Cape Town në Afrikën e Jugut ka publikuar së fundmi një video, ku një oficer policie është qëlluar me armë pas shpine, ndërsa ishte duke ushtruar një kontroll rutinë në një automjet.
Nizaam Alexander është shpallur “polici i vitit” për guximin e jashtëzakonshëm të treguar në këtë ngjarje.
Pamjet e marra nga kamera e vendosur në makinën e policisë, tregojnë oficerin e policisë teksa është duke komunikuar me drejtuesin e një automjeti të ndaluar, ndërsa nga pas vjen një tjetër person, i cili qëllon mbi oficerin. Alexander reagon menjëherë duke u përgjigjur me armë, ndërsa kërkon edhe përforcime. Për fat të mirë ai mbante veshur antiplumb dhe i shpëtojë kësaj ngjarje, megjithëse mbeti i plagosur lehtë.
Pas ngjarjes, polici rikthehet te Mercedesi për të kryer detyrën që kishte nisur fillimisht.