Kjo foto i takon pranveres se vitit 1994, kur Fatos Nano, ne ate kohe Kryetar i Partise Socialiste, i arrestuar dhe i akuzuar per shperdorim detyre me ndihmat italiane te vitit 1991, perballej me akuzen ne Gjykaten e Tiranes.
Fatos Nana u arrestua ne Korrik 1993 me nje vendim te Peokurorise se Pergjithshme. Ai u gjykua per afro 2 vjet dhe u denua ne vitin 1995 me vendim te formes se prere. Nano e konsideroi gjithnje arrestimin e tij politik dhe me 1998, Gjykata i dha atij pafajesine per gjithe procesin.
Nano qendroi ne Burgun e Tiranes, por pjesen kryesore te denimit e beri ne burgun e Bences ne Tepelene. Ai u transferua nga ai burg ne fund te Shkurtit 1997 kur nisen trazirat. Me 12 Mars kur burgjet u hapen ai u la i lire dhe nje jave me pas, Presidenti Berisha firmosi faljen e tij.
Fatos Nano fitoi zgjedhjet ne krye te nje koalicioni te madh ne Qershor 1997 dhe u be Kryeminister ne Korrik. Nano ka qene 4 here Kryeminister i Shqiperise, deri me 2005 kur humbi zgjedhjet dhe dha doreheqjen nga kreu i PS.