Plagos me thikë nënën e tij, policia arreston në flagrancë birin dhunues. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Patos të Fierit. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 05:20, të mëngjesit në sallën operative ka mbërritur një telefonatë për ndihmë , që njoftonte se në lagjen “Naftëtari” Patos, ka konflikt në një banesë.
Menjëherë u organizua puna dhe u ndërhy në këtë banesë dhe policia e gjeti Xhuljano Berberin, rreth 25 vjeç, duke goditur me sende të forta nënë e tij, H. Berberi, 60 vjeçe. Gjithashtu i riu e kishte qëlluar nënën edhe me thikë.
Policia me ndërhyrjen e saj në kohë, mundi që të parandalonte vrasjen. Gruaja është dërguar në spitalin e Fierit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkaq, policia arrestoi Xhuljano Berberin, për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”.