Fëmijëve të shëndetshëm zakonisht fillojnë tu dalin dhëmbët nga muaji i 6-të.
Por ka raste që dalin edhe në muajt e 7-të dhe të 8-të, edhe kur femija është plotësisht i shëndetshëm.
Në raste shumë të rralla mund të ndodhë që foshnja të lindë me dhëmbë në gojë.
Kjo nuk tregon për zhvillim te parakohshem te femijes.
Si dhembët e shfaqur që në lindje ose ata që dalin shumë shpejt ka mundësi të bëhen shkak për dëmtimin e gjirit të nënës.
Dalja e dhëmbëve me vonesë, pas muajit të nëntë krijon shqetësim tek prindërit.
Ka raste kur ky fenomen është i lidhur me rakitin, me çrregullime të kockave ose të disa gjendrave të brendshme.