Sipas një studimi të ri nga Cancer Research U.K., më shumë sesa gjysma e të rriturve kanë dëgjuar zile alarmi që mund të ishin shenja kanceri, por vetëm dy për qind e tyre kanë menduar që shkaku mund të ishte ai.
1 . Kollë e vazhdueshme ose ngjirje
Pak kollë këtu dhe pak atje, nuk është asgjë për t’u shqetësuar, por një kakofoni e qëndrueshme e shoqëruar me gjak është arsye për t’u shqetësuar. “Shumica e llojeve të kollës nuk janë kancer, por sigurisht një kollë e vazhdueshme duhet të kontrollohet për të vërtetuar nëse shkaktohet nga tumori në mushkëri”, thotë Therese Bartholomew Bevers, profesore e klinikës së parandalimit të kancerit dhe drejtore mjekësore e Cancer Prevention Center në MD Anderson Cancer Center.
2. Ndryshim i vazhdueshëm në gjendjen e zorrëve
“Kur lëvizjet e zorrëve nuk janë aq të lehta sa dikur dhe jashtëqitja është më e madhe sesa normale ose disi e shformuar, kjo mund të jetë një shenjë e kancerit në zorrë”, thotë Bartholomew Bevers.
3. Ndryshime të vazhdueshme në zakonet e fshikëzës së urinës
“Nëse ka gjak në urinë, kjo mund të jetë një shenjë e tumorit në fshikëz ose veshkë, por më shpesh është një shenjë e një infeksioni në rrugët urinare ”, thotë Bartholomew Bevers.
4.Dhembje e vazhdueshme e pashpjegueshme
“Shumica e dhembjeve nuk janë shenjë kanceri, por një dhembje e vazhdueshme duhet të kontrollohet. Nëse ke dhembje të vazhdueshme koke, për shembull mund të mos kesh tumor në tru, por koka duhet kontrolluar.
5. Ndryshime në pamjen e nishanit
Jo të gjithë nishanet janë tregues melanome, por një shenjë e re e dukshme ose një që ndryshon, është diçka që duhet ta diskutoni me dermatologun që mund të kontrollojë për kancer lëkure, thotë Bartholomew Bevers.
6. Një djegie fyti që nuk ikën
Nëse ke një djegie fyti që vazhdon edhe pas tri javësh, duhet të vizitohesh. “Ne presim që trupi ta kishte shëruar veten deri në atë kohë,” thotë Bartholomew Bevers, “dhe ju duhet absolutisht të kontrolloheni.” Ajo lloj djegieje fyti mund të jetë shenjë e karcinomas.
7. Hemorragji e papritur
Hemorragjia vaginale, jashtë ciklit normal, mund të jetë një shenjë e hershme e tumorit cervikal, ndërsa gjakderdhja nga zorra, mund të tregojë tumor në zorrë, thotë Bartholomew Bevers.
8. Humbje e pashpjegueshme në peshë
“Kur jemi të rritur, ne na duhet punë për të humbur peshë”, thotë Bartholomew Bevers, “por nëse humb peshë pa asnjë përpjekje, ky është një shqetësim i madh dhe mund të jetë tregues I një problemi serioz mjekësor.” Një nga këto probleme, mund të jetë një sëmundje malinje, një tumor.
9 Një gjendër e pashpjegueshme
“Gjithmonë që ke një gjendër të re, ose një gjendër që ndryshon, është diçka që duhet absolutisht ta kontrollosh nga një doktor.
10. Vështirësi e vazhdueshme në gëlltitje
Dy lloje tumoresh mund të jenë pas kësaj simptome, përfshirë të qafës dhe kancerin e ezofagut. “Njerëzit që hasin këtë simptoma, shpesh, nisin të modifikojnë dietën dhe hanë ushqime të buta pa menduar që mund të jetë një çështje shumë më serioze.” E rëndësishme, thotë Whitaker, është që nëse njerëzit provojnë simptoma të përsëritura duhet të shkojnë te doktori.