Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drogë, vrasje, trafik femrash. Ja historia e plotë e bandës së Ilir Xhakjas, ku anëtar ishte edhe vrasësi me pagesë i kapur sot

2016/01/20 at 1:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Drogë, vrasje, trafik femrash. Ja historia e plotë e bandës së Ilir Xhakjas, ku anëtar ishte edhe vrasësi me pagesë i kapur sot

 


Bruno Shehu është një nga tre vrasësit me pagesë të arrestuar mesditën e sotme nga Policia e Durrësit. Një arrestim që vjen pak ditë pas tri vrasjeve të bujshme të ndodhura në këtë qytet, ku u ekzekutuan në mënyrë mafioze tre mafioze. Fillimisht dhe më pas të shtetasit Gazmend Çollaku i cili fillimisht u rrëmbye në Durrës dhe më pas u vra me katër plumba në kokë në një fshat në Malësinë e Krujës. Edhe pse nuk akuzohet direkt për këto ngjarje, Bruno Shehu i cili u arrestua ndërsa përgatitej të kryente një atentat në Manëz të Durrësit, ka një karrierë të pasur kriminale.

Ai thuhet se është pjesë e bandës famëkeqe të Ilir Xhakës, i cili është dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë, Adem Tahiri.

Por ku është Ilir Xhakja, anëtar i bandës së të cilit ishte edhe Bruno Shehu, ai arrestuari i sotëm?

Ilir Xhakja është arrestuar fillimisht në vitin 1994, pasi ka qëlluar me armë në lokalin e Qerim Malokut, në fshatin Sukth, ku më tej është liruar.

Të njëjtat gëzhojat arme të gjetura në skenën e krimit, korrespondojnë me ato të gjetura në skenën e krimit të vrasjes së qytetarëve Gentian Gjoka dhe Petrit Lyti në 1998, në fshatin Hamallaj, një ngjarje që ka mbetur ende pazbuluar.

Në 1998, Ilir Xhakja, bashkë me persona të tjerë dyshohet se kanë vrarë qytetarin Qerim Maloku në Katund Sukth, një ngjarje që është zgjidhur në vitin 2003, kur u gjend arsenali i armëve të bandës “Xhakja”.

Kjo ngjarje është në gjykim pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, ku ndër dëshmitarët okularë, përfshihen edhe ish­oficerët e policisë Urim Koka (SPZ në atë kohë, i arrestuar tashmë në Itali dhe i dënuar me 15­ vjet burg për trafik prostitucioni) dhe Maksut Zhiti  (SPK në atë kohë); të dy miq të Xhakajve.

Në 1998, Ilir Xhakja ka vrarë në prani të shumë dëshmitarëve, qytetarin E. Shega nga Peqini, gjatë varrimit të kushëririt të tij (i biri i dajës) Agim Xhaka, vëllanë e Arbenit, sepse E. Shega kishte vrarë Agimin në Krrabë, Tiranë, katër vite më parë, për shkak trafikimit të femrave në Itali.

Kjo çështje është po ashtu e pazbuluar, pavarësisht se është kryer në publik.

Të dy ish­policët, U. Koka dhe M. Zhiti, kanë qenë të pranishëm në vrasje.

Në korrik 1999, i gjithë klani Xhakja (Azemi, Iliri, Bardhi – zv.kryetar i Komunës së Katundit të Ri, Genti dhe bashkëpunëtorë të tjerë) kanë qëlluar të gjithë anëtarët e klanit Maloku, me anë të një arsenali që përfshinte edhe tanke, duke u shkatërruar edhe shtëpitë.

Ata u arrestuan nga forcat speciale dhe armët e tyre u konfiskuan, përfshirë këtu mjete të blinduara dhe gjithashtu dy femra moldave. Mbas gjashtë muajsh burgim, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Durrës i liroi.

Kjo ngjarje u bë e njohur dhe si rrjedhojë, avokati i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Durrës, Shkëlqim Xhemollari, u përjashtua nga puna.

Në mars 2003, Ilir Xhakja dhe të tjerë kanë vrarë qytetarin Rudin Shahinin nga katundi Sukth në Sallmone, për t’u hakmarrë pas daljes së këtij nga burgu pasi ai kishte vrarë xhaxhanë e tij, Hamdi (babanë e Arbenit). Gjatë kësaj ngjarjeje u konfiskua një arsenal armësh të llojeve të ndryshme dhe ekspertët arritën në përfundimin, se një nga armët ishte përdorur në vrasjen e Qerim Malokut në 1998. Edhe kjo ngjarje është e pazbuluar.

Të gjithë anëtarët dyshohet se janë të përfshirë në trafik femrash, droge dhe armësh, si në Shqipëri ashtu edhe në Itali.

Shumica e klanit “Xhakja” kanë tendenca të theksuara kriminale për vrasje, trafik droge dhe prostitucioni.

Në mars 2006, pati një përpjekje për të sulmuar Fatbardh dhe Arben Xhakajn në fshatin Sallmone, në komunën Xhafzotaj, ku Arbeni u plagos.

Sipas informacioneve të policisë, ata u qëlluan për shkak të tregut të drogës në Durrës.

Ata kanë marrë me qira një klub me emrin “Fosfor Club”, i cili ndodhet pranë Drejtorisë së Policisë të Rrethit të Durrësit, që është edhe vendi ku furnizohen të gjithë

shpërndarësit e drogës në Durrës, pasi policia lokale nuk guxon të hyjë në këto ambiente. Mjetet që përdoren nga ky klan për të lëvizur, janë nga llojet më të fundit, si

një “Mercedes” kabriole, gri, me targa italiane, një “Mercedes” blu, me targa DR 5255 D, një “Mitsubishi Pajero” me targë Durrësi etj.

Të gjitha këto mjete nuk kanë dokumentacion dhe dyshohet janë të vjedhura në Itali.



Ju sugjerojmë

Ekspertët manipulojnë akt-ekspertimin e aksidentit rrugor, nxjerrin fajtor viktimën
Aktualitet

Ekspertët manipulojnë akt-ekspertimin e aksidentit rrugor, nxjerrin fajtor viktimën

27 Maj, 2025 9:20 pm
Hamami në Durrës rihapet për vizitorët
Aktualitet

Hamami në Durrës rihapet për vizitorët

27 Maj, 2025 8:50 pm
Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit
Sport

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit

27 Maj, 2025 8:28 pm
Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit
Aktualitet

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit

27 Maj, 2025 8:05 pm
SHBA pezullon intervistat për viza studentore
Bota

SHBA pezullon intervistat për viza studentore

27 Maj, 2025 7:45 pm
Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje
Politikë

Rezultati në Kukës/KAS shqyrton ankimimin e PD,KQZ:Nuk kemi konstatuar shkelje

27 Maj, 2025 7:23 pm
“Marrëveshje brenda dy ditësh”, SHBA ultimatum Netanjahut dhe Hamasit
Bota

“Marrëveshje brenda dy ditësh”, SHBA ultimatum Netanjahut dhe Hamasit

27 Maj, 2025 7:18 pm
Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Kuko jep dorëheqje nga posti i zv.ministres së Brendshme
Politikë

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Kuko jep dorëheqje nga posti i zv.ministres së Brendshme

27 Maj, 2025 6:47 pm
Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80% të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë
Bota

Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80% të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë

27 Maj, 2025 6:26 pm
“Kemi marrë kushtet e Ukrainës”, i dërguari i SHBA: Presim të njëjtën gjë nga Rusia
Bota

“Kemi marrë kushtet e Ukrainës”, i dërguari i SHBA: Presim të njëjtën gjë nga Rusia

27 Maj, 2025 6:19 pm
Para
Shqiptarëve nuk u hiqen radhët e pritjes. Me orë të tëra nëpër poliklinika

Shqiptarëve nuk u hiqen radhët e pritjes. Me orë të tëra nëpër poliklinika

Adriatik Llalla, emri që bashkon LSI me PD. Ja pse nuk duan t’i ndërpritet mandati Kryeprokurorit

Adriatik Llalla, emri që bashkon LSI me PD. Ja pse nuk duan t'i ndërpritet mandati Kryeprokurorit

Video/ Ja cili koleg i zbukuron ditën Rozana Radit

Video/ Ja cili koleg i zbukuron ditën Rozana Radit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ekspertët manipulojnë akt-ekspertimin e aksidentit rrugor, nxjerrin fajtor viktimën

Ekspertët manipulojnë akt-ekspertimin e aksidentit rrugor, nxjerrin fajtor viktimën
27 Maj, 2025

Disa muaj më parë emisioni “Stop” në Tv Klan tregoi se si më 28 janar të vitit 2024 rreth orës...

Lexo më shumë

Hamami në Durrës rihapet për vizitorët

Hamami në Durrës rihapet për vizitorët
27 Maj, 2025

Një atraksion i ri turistik hapet në zemër të Durrësit. Hamami i periudhës Osmane, monument kulture i kategorisë së parë,...

Lexo më shumë

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit
27 Maj, 2025

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për...

Lexo më shumë

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit

Niset grupi i katërt i emigrantëve nga Italia drejt Gjadrit
27 Maj, 2025

Një tjetër grup prej 50 emigrantësh është nisur nga Italia drejt Shqipërisë mëngjesin e kësaj të marte. Emigrantët, të cilën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com